• October

    22

    2017
  • 332
  • 0
Trajnim nje javor i sindikalisteve te FSPISH ne Ankara, Turqi

Trajnim nje javor i sindikalisteve te FSPISH ne Ankara, Turqi

Nje grup Sindikalistesh te FSPISH-s, Punonjes te KURUM dhe ARMO, kane marre pjese ne nje trajnim nje javor ne Ankara, Turqi. Ky trajnim eshte ne kuader te bashkepunimit te dy Federata Mike FSPISH dhe IEMF.

Kjo nuk ishte hera e pare qe sindikaliste te FSPISH-s shkojne per trajnim ne Turqi. Me heret perfaqesues te sindikates  , punonjes ne kompanine KESH sh.a. dhe OSHEE sh.a, dhe jo me larg se ne Korrik te 2017, sindikaliste te minieres se Bulqizes moren pjese ne trajnimin e zhvilluar nga Sindikatat Mike.

Ne kete trajnim sindikalistet u njohen me nga afer me strukturen dhe funksionimin e sindikates ne Turqi. Gjithashtu pedagoge te ndryshem ne fushat e ekonomise dhe jurise dhane leksione te lidhura me fushen e sindikalizmit. Ata iu pergjigjen shume pyetjeve te bere nga sindikalistet tane, duke pasur parasysh dhe  konteksin kombetar.  Pas nje jave intensive trajnimi ne fund pjesemarresit u certifikuan nga drejtues te ‘TURK METAL ‘ dhe ‘IEMF’.

Ne fund, Sekretari I pergjithshem I FSPISH-s, Z. Taf Koleci, i falenderoi per kete mundesi qe iu eshte krijuar per sindikalistet e FSPISH-s, per te marre pjese ne trajnime te till ate dobishme per progresin e Levizjes Sindikaliste ne Shqiperi.

LEAVE A COMMENT

You comment will be published within 24 hours.

Cancel reply