• March

    18

    2022
  • 1151
  • 0
Aktivitete te FSPISH-s

Aktivitete te FSPISH-s

Ne punen tone te perditshme, kete jave kemi patur kenaqesine te kemi vizitor Oficerin e Qendres se Solidariterit te Konfederates Amerikane AFL-CIO ne Tirane, z. Steven McCloud. Sekretari i Pergjithshem i FSPISH mundesoi vizita ne sektorin minerar, ne Minieren e Kromit Bulqize ne kompanine Albchrome sh.p.k si dhe ne sektorin energjitik, ku FSPISH ka kontrata kolektive, ne OSHEE sh.a ( FSHU, FTL dhe OSSH), KESH sh.a si dhe OST sh.a.Ne keto takime mori pjese dhe Presidenti i KSSH, Z. Kol Nikollaj si dhe zv Presidentja e KSSH, ZNJ. Anisa Subashi. Ne patem kenaqesine te prezantojme strukturat tona sindikaliste ne keto kompani si dhe me anetaret tane. U njohe me nga afer me kushtet e punes duke e vizituar minieren e kromit deri ne nivelin e 19-te te saj si dhe kompanite energjitike.Shendeti dhe siguria ne pune jane prioritetet tona , krahas çeshtjeve te tjera qe lidhen me permiresimin e kushteve te punes, investimeve si dhe respektimin dhe zbatimin korrekt te kontratave kolektive.Gjithashtu gjate takimeve u mundesua nga FSPISH takime me drejtues te kompanise ku dhe u diskutua rreth bashkepunimit Punemarres – Punedhenes. Drejtuesit sindikale treguan si gjithmone perkushtimin dhe pergjegjesine ne misionin e tyre te perditshem ne mbrojtje te drejtave te punonjesve qe ato perfaqesojne.Familja jone e madhe sindikaliste eshte gjithmone krah per krah ne mbrojtje te interesave social ekonomike te punetorise.Por nje falenderim u kushtohet dhe Punedhenesve per gaditshmerine e tyre per bashkepunim nepermjet dialogut dhe tryezave te bisedimit.Java u mbyll me analizen per vitin 2021 dhe programin e punes per vitit 2022.Z. Stiven McCloud u prezantua me te gjithe drejtuesit e senksioneve sindikale te FSPISH ku u njohen dhe me tematikat e ngritura per diskutim nga sindikalistet tane.Ne kete takim Sekretari i Pergjithshem i FSPISH ndermjet tematikave dhe diskutimeve te ndryshme qe u diskutuan, hapi fushaten per rizgjedhjet e Keshillave Sindikale ne te gjithe strukturat sindikale te saj, sipas Statutit te FSPISH te miratuar ne Kongresin e V- te te saj.

#fspish#protectin#safety#dignity

Mars 2022

LEAVE A COMMENT

You comment will be published within 24 hours.

Cancel reply