• October

    25

    2017
  • 745
  • 0
Takimi  i Presidiumit dhe Sekretariatit te RETUNSEE per Rafinerine e Naftes

Takimi i Presidiumit dhe Sekretariatit te RETUNSEE per Rafinerine e Naftes

Me date 18.10.2017 u zhvillua takimi i Presidiumit dhe Sekretariatit te RETUNSEE per rafinerine e naftes. Nder te tjera ne takim u diskutuan problematikat qe kane punonjesit ne kete sektor dhe per zgjidhje te mundshme ne kontekst kombetar.

Sektori i Perpunimit te Naftes, u prezantua qarte nga Sekretari i Pergjithshem i FSPISH-s, Taf Koleci, ku nder te tjera nxorri ne pah problematikat qe kane punonjesit ne kete sektor. Ai theksoi gjithashtu problemin me te madh qe po ndeshen punonjesit e Perpunimit te Naftes ne Ballsh, pasi ato kane nje vit pa marre pagat. Per kete arsye, tregon Z. Koleci, FSPISH-ja ka muaj qe ka hapur gjyq me kompanine per kete problem.

Gjithashtu u permenden te tjera problematika shume te rendesishme siç eshte siguria dhe shendeti ne pune ne kete sektor.

Federata Sindikaliste e Punonjesve te Industrise se Shqiperise mori mbeshtetje te plote nga anetaret e tjere te RETUNSEE dhe gjithashtu u pergezua per punen e veshtire por kembegulese te kesaj Federate ne mbrojtje te Punonjesve.

 

 

 

 

LEAVE A COMMENT

You comment will be published within 24 hours.

Cancel reply