• June

    6

    2018
  • 1322
  • 0
Protesta para kryeministrise per Statusin e minatoreve DT.06.06.2018

Protesta para kryeministrise per Statusin e minatoreve DT.06.06.2018

Sot me date 06.06.2018, para Kryeministrise po zhvillohet protesta e minatoreve, te cilet te kryesuar dhe mbeshtetur nga Federata e Sindikatave te Punonjesve te Industrise ( FSPISH) dhe nga Konfederata e Sindikatave ( KSSH), jane ngritur pas nje zvarritje qe po i behet miratimit te ” Statusit te miratorit” nga ana e qeverise. Ish minatoret, me te drejte po kerkojne nje te drejte legjitimi, e cila duhej te ishte miratuar vite me pare, e jo sic po ndodh aktualisht, qe po zgjatet e sterzgjatet pa arsye. Projektligji per kete status eshte dorezuar ne qeveri, dhe pasi u ngrit nje grup pune, i perbere nga specialiste te fushes ne Ministrite perkatese, Presidenti i KSSH-s, Sekretari i Pergjithshem i FSPISH-s si dhe Grupi i Interesit ( ish minatore), ku ky grup u kryesua dhe u drejtua nga Z. Mehmet Hasanlamaj dhe gjithcka u zhvillua me sukses, nuk ka arsye te metejshme per zvarritjen e kalimit dhe miratimit te tij ne qeveri.

Kjo nuk eshte protesta e pare, por FSPISH deklaron qe s’do te jete as e fundit deri sa te miratohet Statusi i Minatorit. Ky status eshte nje e drejte  e fituar me gjakun dhe djersen e ketyre minatoreve, te cilet e kane  ngritur kete shtet per 50 vjet. Sot ato jetojne ne kushte skandaloze, s’kane para as per ilace, duke ditur qe shumica e tyre vuajne nga semundje te renda profesionale. FSPISH dhe KSSH i ben me dije Kryeministrit te Republikes se Shqiperise dhe gjithe politikaneve Shqiptare, qe kauza e tyre eshte nje kauze jetike dhe qe ne do te luftojme per krah bashke me to per te fituar kete te drejte aq sa jetike por dhe legjitime.

Sekretari i Pergjithshem i FSPISH-s Taf Koleci, ne mbledhjen me ish minatoret, qe u zhvillua fill pas protestes u garantoi atyre, ashtu si gjithmone, mbeshtetje te pakufishme per kete kauze, ashtu sic ka bere qe nga inicimi i saj.

Priten protesta te reja, duke pare qe nga ana e Qeverise nuk po behet asgje, e jo vetem, por dhe greva te ndryshme, deri ne miratimin e ” Statusit te Minatorit”. Ne jemi te bindur, me shume se kurre, se vetem te bashkuar, solidar dhe kembengules do t’ia arrijme qellimit tone.

SE BASHKU JEMI ME TE FORTE!   FSPISH

 

LEAVE A COMMENT

You comment will be published within 24 hours.

Cancel reply