• November

    15

    2017
  • 608
  • 0
marreveshja per Bashkepunim. 15 Nentor 2017, BOSNJE HERCEGOVINE

marreveshja per Bashkepunim. 15 Nentor 2017, BOSNJE HERCEGOVINE

Me 15 Nentor 2017, Sindikata e Punetoreve te Metalurgjise se Bosnje Hercegovines, festoi 125-vjetorin e themelimit dhe 20 vjetorin e rithemelimit te saj pas luftes. Ne te njejten kohe, kjo date shenonte dhe me diten kombetare te Punetoreve te Metalurgjise se Bosnje Hercegovines. Presidenti i Sindikates se Punetoreve te Metalurgjise se Bosnje Hercegovines, Z. Bajro Melez, pasi i falenderoi per pjesmarrjen u tha miqve dhe pjesmarresve qe Sindikata e tyre po ecen drejt dhe ceshtja qe na bashkon te gjitheve eshte ” e drejta e Punetoreve”. Kjo eshte ceshtja jone e perbashket dhe kryefjala e betejave tona.

Ne te njejten dite u firmos dhe Marreveshja e Bashkepunimit nga te gjithe drejtuesit e sindikatave pjesemarrese nga rajoni i ballkanit. Kjo marreveshje synon ne realizimin e trajnimeve te perbashketa sindikaliste dhe shkembimin e eksperiencave dhe te informacioneve te nevojshme per anetaret e saj.  Z. Taf Koleci, Sekretari i Pergjithshem i FSPISH-s, e cileson kete marreveshje per bashkepunim, si nje arritje dhe mundesi per te qene sa me afer zgjidhjes se problemeve, duke theksuar qe te gjithe luftojme per te njejtat ceshtje dhe kemi te njejta qellime. Puna e denje, kushte me te mira pune, siguria dhe shendeti ne pune e shume ceshtje te lidhura me punen dhe punetoret, jane ato qe na mbledhin ne nje tavoline te gjitheve.

 



LEAVE A COMMENT

You comment will be published within 24 hours.

Cancel reply