• April

    19

    2018
  • 948
  • 0
Komiteti Ekzekutiv RETUNSEE, Athine, Greqi 19 Prill 2018

Komiteti Ekzekutiv RETUNSEE, Athine, Greqi 19 Prill 2018

Dt: 19.04.2018 Athine, Greqi
Takim I Komitetit Ekzekutiv te Rrjetit RETUNSEE.
Ne kete takim u raportua rreth DITES SOLIDARITETIT DHE AKSIONIT dedikuar nga Rrjeti RETUNSEE per Naftetaret Shqiptare.

Me poshte keni fjalimin e Sekretarit te Pergjithshem te FSPISH, Z. Taf Koleci, ne kete takim.

TAKIMI I KOMITETIT EKZEKUTIV I RETUNSEE 19 PRILL 2018

FJALIMI I SEKRETARIT TE PERGJITHSHEM I FSPISH Z. Taf Koleci

 

I nderuar Z. Sekretar I pergjithshem I RETUNSEE

Te nderuar kolege,

Para se gjithash ju pershendes dhe ju percjell falenderimet me te ngrohta dhe me te sinqerta nga te gjithe koleget e mi ne FSPISH dhe ne KSSH dhe nga te gjithe naftetaret Shqiptare, per mbeshtetjen tuaj ne kete beteje shume te ashper per ta dhe per te gjithe ne. Ne, ashtu sic ju kemi informuar gjate gjithe kesaj periudhe, jemi duke u perballur me nje situate shume problematike ne sektorin e naftes.  Fillesa e problemeve e ka zanafillen qe me privatizimin e uzines ne 2007. Me pas uzina u perball me shume peripeci te keqija.

Naftetaret punuan nje vit pa marre paga dhe pa u paguar sigurimet shoqerore, duke u genjyer dite pas dite. Deri sa kompania iu dorezua si prone bankes per arsye te borxheve. Po naftetaret? Ceshtja eshte  qe pike se pari, ashtu sic eshte dhe ne Kodin e Punes se Republikes se Shqiperise, kur ndodh falimentimi I kompanise,   duhet te  kompesohen punonjesit per punen e kryer, por kompania per kete arsye nuk dha as falimentin  dhe nuk pagoi as punonjesit. Gjate gjithe kesaj kohe ne kemi kerkuar te drejtat e punonjesve dhe  kemi bere protesta ne mbrojtje te tyre. Punonjesit moren ne fund te Dhjetorit 2017, pas protestes ne Tirane, nje page te prapambetur, por ngelet akoma pa u paguar puna e nje viti dhe sigurimet shendetesore dhe shoqerore gjithashtu.

Ne si Federate kerkojme nga Qeveria Shqiptare, ose te gjeje nje partner serioz per t’a rivene ne pune  uzinen, ose ta shtetezoje ate ,dhe vetem atehere do te mund t’i jepej nje zgjidhe konkrete ketij problemi jetik per ato punonjes, por dhe per ekonomine e vendit.

Ne jemi ne bisedime si me Qeverine, ashtu dhe me palet e interesuara per ta rivene uzinen ne pune, per mbrojtjen e te drejtave te punonjesve, duke synuar konform ligjeve te shtetit shqiptar dhe ne perputhje me Kodin e Punes, firmosjen e Kontrates Kolektive dhe qendrimi strikt i pikave te saj ne mbrojtje te te drejtave te punonjesve.

Aktualisht, keto dite u arrit nje akt-marreveshje trepaleshe, Qeveri-Punedhenes       ( Byllis Energji” sh.a.)-Punemarres ( FSPISH), ku te gjithe punonjesit do te jene pjese e kesaj kompanie. Akt marreveshja e shtrin aktivitetin e saj 6 muaj dhe me pas do te nenshkruhet kontrata kolektive e punes me kompanine “Byllis Energji”.

Gjithashtu, ne kemi hapur gjyq me kompanine e meparshme per pagat e pamarra dhe sigurimet shoqerore te papaguara per nje vit rresht. Mendoj se jemi ne rrugen e duhur, pasi kemi fituar 80% te ceshtjes, dhe na mbetet vetem 20% per t’ia arritur qellimit per te fituar gjithe ceshtjen.

Si kreu i FSPISH, Federates me te madhe dhe me te organizuar ne fushen e industrise ne Shqiperi, ju falenderoj dhe nje here ne emer te gjitheve, per solidaritetin tuaj me naftetaret Shqiptare.

Rrofte solidariteti,

Rrofte sindikalizmi !

Ju faleminderit te gjitheve!

LEAVE A COMMENT

You comment will be published within 24 hours.

Cancel reply