• October

    12

    2016
  • 998
  • 0
Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të FSPISH-s për problemin e refugjatëve të ardhur në Europë nga Siria në takimin e EPSU dhe PSI

Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të FSPISH-s për problemin e refugjatëve të ardhur në Europë nga Siria në takimin e EPSU dhe PSI

Z. Taf Koleci në hapjen e fjalimit të tij, vuri në dukje se problemi i refugjatëve të ardhur në Europë nga luftërat në Siri, nuk eshte problem që i përket një kombi apo një kombësie apo që dhe njeh kufinj. Ai është një problem internacional, që ka të bëjë direkt dhe thelbësisht me liritë dhe të drejtat e njeriut dhe rregullat e luftës. Sidnikata jonë vazhdon të jetë në linjë me qëndrimin e forcave politike progresiste “ përparimtare” ndërkombetare, se lufta ne Siri dhe përreth saj paraqet një kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar. Prandaj ne vazhdojme të jemi pjesë e këtij kori të madh internacional dhe që ju bën thirrje të gjitha palëve në luftime, që kjo luftë të ndalohet dhe këto palë të ngrihen mbi intersat personale politike të kombit të tyre, për tu bërë pjesë e zgjidhjes jo vetëm të çështjes Siriane por edhe në shkallë globale për vendosjen e paqes. Z.Koleci vijoi me kërkesën se në emër të sindikatave Shqiptare ne ju kërkojmë strukturave politke, sociale dhe ekonomike të BE-së, që karvanet e refugjateve Sirian të mos pengohen dhe të ngecin në ballkan por të mbështeten dhe të lëvizin nëpër shtetet perëndimore, anëtare të BE-së, me qëllim zbutjen e kësaj situate mizore.
Z. Koleci u përcolli në emër të të gjithë sindikatave shqipëtare se Ne garnatojmë mbështetjen dhe kontributin tonë maksimal, jo vetëm për qeverinë shqiptare, por për të gjithë strukturat politike dhe ekonomike Europiane dhe botërore në drejtim të mbështetjes të refugjatëve të luftës, me qëllim që atyre tu lehtësohet trauma dhe pasojat që u ka lënë kjo luftë.