• November

    1

    2021
  • 152
  • 0
ASGJE RRETH NESH, PA NE!

ASGJE RRETH NESH, PA NE!

Ne te gjithe sektoret tane industriale, nis fushata 2 javore e Mobilizimit per nje Tranzicion te Drejte. Avancimi teknologjik dhe dixhitalizimi tashme jane nje fakt dhe jane te pranishem neper te gjitha nderrmarrjet industriale, duke çuar keshtu ne teprica forca punetore. Nga ana tjeter, edhe ndergjegjesimi per ndryshimet klimaterike dhe nevoja per dekabornizim brenda vitit 2050, jane dy shkaqet kryesore te zhdukjes se shume vendeve te punes. Sigurisht qe ne si FSPISH mbeshtesim fuqishem objektivin e neutralitetit klimatik, por duke synuar dhe duke kerkuar qe tranzicioni te jete sa me i zbutur per punonjesit e prekur. Aftesimi dhe riaftesimi eshte elementi kyç per pershtatjen me vendet e reja te punes. “Asnje te mos lihet jashte”, eshte sllogani qe shoqeron kerkesen per nje Tranzicion te Drejte, duke cilesuar se arritja e nje Tranzicioni te Drejte, arrihet vetem me zerin e punonjesve te industrise.

Rrjeti i te rinjve te FSPISH zhvillojne ne seminarin me teme ” Tranzicioni i Drejte” .Punonjesit e rinj, kerkojne nje tranzicion te drejte… Tematika e seminarit perkon me fushaten boterore ” Mobilising for a Just Transition ” qe ka filluar me te gjithe sindikatat Europiane.#justtranzition

#justtranzition#IndustriAllEurope#fspish

LEAVE A COMMENT

You comment will be published within 24 hours.

Cancel reply