• October

    5

    2019
  • 1540
  • 0
KONGRESI I 5-TE I FSPISH, 4 TETOR 2019

KONGRESI I 5-TE I FSPISH, 4 TETOR 2019

Me 4 Tetor 2019, u zhvillua Kongresi i 5-te i Federates Sindikale te Punonjesve te Industrise se Shqiperise ( FSPISH), ne ambjentet e Tirana International Hotel, Tirane.

Ky Kongres mblodhi se bashku rreth 400 sindikaliste dhe te ftuar nga vendi dhe nga Sindikatat Boterore, me te cilat FSPISH bashkepunon prej vitesh.

Kongresi i 5-te i dha nje start te ri 5 vjeçar aktivitetit sindikal te Federates.

Ne fjalen e tij Sekretari i Pergjithshem i FSPISH-s,Z. Taf Koleci, theksoi se gjate 5 vjeçarit te kaluar, FSPISH dhe sindikalistet e saj, kane pasur shume fitore, por ai gjithashtu theksoi qe keto fitore kane qene mese te merituara. Puna e perkushtuar e te gjithe sindikalisteve ka bere qe kjo Federate te jete Federata me e madhe dhe me e konsoliduar sot per sot ne Shqiperi. Sigurisht qe sfidat s’kane munguar, por kane bere qe te luftohet edhe me shume per te drejtat e punonjesve.

FSPISH eshte nje federate me standarte boterore, dhe kete e konfirmuan 14 delegacionet e huaja, 38 te ftuar nderkombetare, nga Organizatat Sindikale nga rajoni i Ballkanit, Europiane dhe me gjere. Prezenca e Sekretarit te Pergjithshem te organizates sindikale me te madhe Europiane industriALL Europe, ku FSPISH eshte anetare prej vitesh, per here te pare merr pjese ne nje Kongres te sindikatave Shqiptare, konfirmon solidaritetin sindikal dhe bashkepunimin korrekt ne prizmin sindikalist.

FSPISH lufton per te drejtat e çdo punonjesi, qofte kolektivisht ashtu dhe individualisht.

Te gjithe per nje te ardhme te sigurte ne pune!

Kjo eshte dhe do te jete per FSPISH si nje busull per kete 5 vjeçar. Vazhdimesia e sigurte e punes, pune te denje dhe te sigurte per te gjithe, paga dinjitoze per nje jete sa me dinjitoze, lufta kunder informalitetit, mbrojtja e te drejtave te emigranteve, barazia gjinore, prioriteti i te rinjve e shume te tjera, jane pika shume te rendesishme ne axhenden e FSPISH-s, te cilat ashtu si gjithmone do te jene primare per te arritur mireqenie per te gjithe anetaret tane, por jo vetem. FSPISH  ka qene promotorja e disa benefiteve te ne rang kombetar , siç eshte ulja e moshes se pensionit per minatoret, hartuesja e projekt draftit per Statusin e Minatorit etj. Keto 5 vite FSPISH ka ndermarre aksione te rendesishme ne mbrojtje te ish minatoreve dhe minatoreve, metalurgeve dhe naftetareve. Kjo ishte nje shtyse e forte per Qeverine shqiptare per te miratuar Trajtimin Financiar Suplementar per punonjest e ketyre kategorive. Gjithashtu FSPISH ka bere te mundur, nepermjet negocimeve dhe dialogut, rritjen e pagave ne Kompanine OSHEE sh.a, nga 35% deri ne 180%, per te gjithe punonjesit e kesaj Kompanie. Kjo ka qene rritja me e madhe ne historine e kesaj kompanie. Gjithashtu ne prizmin e kontratave kolektive te punes, FSPISH ka bere nje progres shume te madh per sa i perket benefiteve per punonjesit, duke bere te mundur nje rritje optimale te mireqenies per ta. Edhe 5 vjeçari ne vazhdim, do te jete pa diskutim nje 5 vjeçar arritjesh dhe suksesesh per sa i perket te drejtave te anetareve tane, por jo vetem, tet te gjithe punonjesve ne Republiken e Shqiperise, pasi te gjithe benefitet e fituara shtrihen te te gjithe punonjesit, qofshin ato anetare te FSPISH-s ose jo. FSPISH eshte nje sindikate demokratike qe lufton per te drejtat e te gjitheve.

Ne kete Kongres, iu besua unanimisht Z. Taf Koleci, nga te gjithe delegatet ne Kongres, nje mandat tjeter ne krye te FSPISH-s.

FSPISH#MBROJTJE#SIGURI#DINJITET

LEAVE A COMMENT

You comment will be published within 24 hours.

Cancel reply