- By admin
- In Uncategorized @sq
Protesta para kryeministrise per Statusin e minatoreve DT.06.06.2018
Sot me date 06.06.2018, para Kryeministrise po zhvillohet protesta e minatoreve, te cilet te kryesuar dhe mbeshtetur nga Federata e Sindikatave te Punonjesve te Industrise ( FSPISH) dhe nga Konfederata e Sindikatave ( KSSH), jane ngritur pas nje zvarritje qe po i behet miratimit te ” Statusit te miratorit” nga ana e qeverise. Ish minatoret, me te drejte po kerkojne nje te drejte legjitimi, e cila duhej te ishte miratuar vite me pare, e jo sic po ndodh aktualisht, qe po zgjatet e sterzgjatet pa arsye. Projektligji per kete status eshte dorezuar ne qeveri, dhe pasi u ngrit nje grup pune, i perbere nga specialiste te fushes ne Ministrite perkatese, Presidenti i KSSH-s, Sekretari i Pergjithshem i FSPISH-s si dhe Grupi i Interesit ( ish minatore), ku ky grup u kryesua dhe u drejtua nga Z. Mehmet Hasanlamaj dhe gjithcka u zhvillua me sukses, nuk ka arsye te metejshme per zvarritjen e kalimit dhe miratimit te tij ne qeveri.
Kjo nuk eshte protesta e pare, por FSPISH deklaron qe s’do te jete as e fundit deri sa te miratohet Statusi i Minatorit. Ky status eshte nje e drejte e fituar me gjakun dhe djersen e ketyre minatoreve, te cilet e kane ngritur kete shtet per 50 vjet. Sot ato jetojne ne kushte skandaloze, s’kane para as per ilace, duke ditur qe shumica e tyre vuajne nga semundje te renda profesionale. FSPISH dhe KSSH i ben me dije Kryeministrit te Republikes se Shqiperise dhe gjithe politikaneve Shqiptare, qe kauza e tyre eshte nje kauze jetike dhe qe ne do te luftojme per krah bashke me to per te fituar kete te drejte aq sa jetike por dhe legjitime.
Sekretari i Pergjithshem i FSPISH-s Taf Koleci, ne mbledhjen me ish minatoret, qe u zhvillua fill pas protestes u garantoi atyre, ashtu si gjithmone, mbeshtetje te pakufishme per kete kauze, ashtu sic ka bere qe nga inicimi i saj.
Priten protesta te reja, duke pare qe nga ana e Qeverise nuk po behet asgje, e jo vetem, por dhe greva te ndryshme, deri ne miratimin e ” Statusit te Minatorit”. Ne jemi te bindur, me shume se kurre, se vetem te bashkuar, solidar dhe kembengules do t’ia arrijme qellimit tone.
SE BASHKU JEMI ME TE FORTE! FSPISH