- By admin
- In Uncategorized @sq
Konferenca e 2-te Euro- Mesdhetare per Punonjesit e Metalurgjise Didim, Turqi, 10-12 Maj 2018
Me 10-12 Maj 2018, u mbajt Konferenca e dyte Euro-Mesdhetare per Punonjesit ne sektorin e metalit por jo vetem. Ne kete Konference merrnin pjese sindikata te vendeve te Rajonit Mesdhetar, ku mes tyre dhe Shqiperia, e perfaqesuar nga Federata Sindikatave te Punonjesve te Industrise se Shqiperise( FSPISH).
Kjo Konference ishte shume domethenese dhe inicioi nje bashkepunim te ngushte rajonal, duke prezantuar projekte te perbashketa me vendet e tjera pjesemarrese. Gjithashtu, ne kete Konference u be thirrje per nje zhvillim te derejte dhe te qendrueshem ne te gjithe Rajonin Mesdhetar. Arritja e ketyre objektivave eshte e mundur vete ne saje te rolit shume te nevojshem dhe domethenes te Sindikatave.Nje tjeter thirrje te forte Konferenca i beri Sindikatave Europiane qe t’iu kushtojne me teper vemendje Sindikatave te Rajonit Mesdhetar. Nje tjeter inicim ishte dhe detyra e nje Komisioneri te vecante, i cili do te jete ne bashkepunim ndermjet vendeve ne Rajon, dhe se dyti prodhimin e nje politike per emigracionin specifikisht per Rajonin, per te mbeshtetur refugjatet dhe krijimin e korridoreve humane ndermjet vendeve pritese dhe vendeve sjellese. Ne fund te konferences u dakordesua per nje thirrje unanime per nje leshim te menjehershem te ish Presidentit Brazilian Luiz Inacio Lula da Silva si pjese e solidaritetit me Sindikatat Europiane.