• February

    7

    2018
  • 1051
  • 0
REFUZOJ TE JEM I PAPUNE

REFUZOJ TE JEM I PAPUNE

Me date 07.02.2018, Sekretari i pergjithshem I FSPISH bashke me punonjes te Uzines se perpunimit te naftes ne Ballsh, aktualisht te papune dhe me punonjesit e zjarrfikseve te kesaj uzine, protestuan para uzines. Zjarrefikesit e Uzines, aktualisht ne pune me te gjitha pergjegjesite dhe detyrimet si punonjes, por pa marre asnje rroge nga punedhenesi per shume muaj me rradhe, kerkojne te dine se kush pergjigjet per t’iu paguar djersen e punes se tyre. Ndersa punonjesit e papune jane ne pritje te venies ne pune te uzines dhe rikthimit te tyre ne pune. Ata kerkojne nga qeveria shqiptare ti jepet zgjidhje ketij problemi jetik per ta, por edhe kesaj ” gangrene” qe i eshte kanosur ekonomise se vendit. FSPISH ka qene, eshte dhe do te vazhdoje te jete nje mbeshtetes kyc per te luftuar per te drejtat e punonjesve. Ne s’e kemi besuar dhe s’do ta besojme kurre qe s’ka nafte ne Shqiperi, por keqmenaxhimi i saj e ka cuar ne nje rruge pa krye. “Kjo nuk eshte as protesta e pare dhe as e fundit “- shprehet Sekretari i Pergjithshem i FSPISH-s, zoti Taf Koleci.

Se bashku t’i themi jo papunesise. ” REFUZOJ TE JEM I PAPUNE”, ka qene logoja e protestes se sotme para dyerve te mbyllura te Uzines.
FSPISH do vazhdoje t’i mbeshtese  punonjesit deri ne  rikthimin e tyre ne pune.

LEAVE A COMMENT

You comment will be published within 24 hours.

Cancel reply