• December

    28

    2017
  • 1011
  • 0
Protesta e Punonjesve te Uzines se Perpunimit te Naftes para Ministrise se Infrastruktures dhe Energjise

Protesta e Punonjesve te Uzines se Perpunimit te Naftes para Ministrise se Infrastruktures dhe Energjise

Sot me date 28.12.2017,  punonjesit e Uzines se Perpunimit te Naftes protestuan para Ministrise se Infrastruktures dhe Energjise per pagat e papaguara nga Kompania.  kjo proteste eshte vijim i protestes se 21 Dhjetorit, ku punonjesit protestuan para dyerve te Kompanise, dhe gjithashtu te dites se djeshme, me 27 Dhjetor, ku ata protestuan para Prefektures ne Fier. Nga Fieri ato jane nisur dhe kane ardhur ne kembe deri ne Tirane, ku dhe protestuan para Ministrise. Pas disa oreve proteste, Ministrat Gjiknuri dhe Ahmetaj, kane thirrur ne nje takim urgjent, kreun e Federates Sindikale te Punonjesve te Industrise se Shqiperise Taf Koleci, Presidentin e Konfederates te Sindikatave te Shqiperise, Kol Nikollaj dhe Kryetarin e Sindikates se Perpunimit te Naftes Shqiperise, Kamber Iliazi, te cilet perfaqesonin punonjesit. Pas ketij takimi me dyer te mbyllura u ra dakort qe punonjesve do t’u jepen pagat nga kompania, ne diten ne vijim, pra diten e Premte, me date 29 Dhjetor 2017.

Menjehere lajmi iu komunikua punonjesve, ku keto te fundit ishin mosbesues dhe nuk pranonin ta mbyllnin protesten pa u siguruar qe pagat te hidheshin qe sot. Gjithsesi pati dhe perplasje me policine, por me ne fund arriten te shperndaheshin.

FSPISH siguron te gjithe punonjesit se do te jete krah pre krah me ta per te luftuar per djersen dhe te drejtat e tyre.

Pra mbetemi me shpresen se dita e neserme do te jete nje dite e shenuar per keta punonjes dhe te mund te kthehen ne familjet e tyre per te festuar dhe ata bashke me te dashurit e tyre rreth tavolines se Vitit te Ri.

LEAVE A COMMENT

You comment will be published within 24 hours.

Cancel reply