• January

    1

    2017
  • 1194
  • 0
Analiza Vjetore e Federatës Sindikaliste të Punonjësve të Industrisë së Shqipërisë (FSPISH)

Analiza Vjetore e Federatës Sindikaliste të Punonjësve të Industrisë së Shqipërisë (FSPISH)

Më datë 22.12.2016, FSPISH-ja i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm Z. Taf Koleci, paraqiti Raportin Vjetor për vitin 2016.
Z. Koleci ndër të tjera raportoi para dhjetrash kryetarëve dhe anëtarëve sindikalistë të FSPISH-s arritjet, projektet apo dhe vështirësitë që ka kaluar Federata përgjatë vitit 2016.
Ai theksoi punën e palodhur të sindikalistëve në krye të senksioneve sindikale në kompani të ndryshme ku FSPISH-ja ka lidhur kontrata kolektive.
Sekretari i Përgjithshëm i FSPISH-s paraqiti të dokumentuara arritjet e Federatës që ai drejton, ku ndër të tjera ia vlen të cilësohen:
 Realizimi i “Statusit të Naftëtarit”
 Realizimi i të gjithave kërkesave dhe rifillimi i punës në Uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh, ku u mbështetën fuqishëm nga FSPISH-ja.
 Rritja historike e pagave në shtator të 2016, për të gjithë punonjësit e OSHEE, ku kjo rritje varionte nga 37% – 150%.
Gjithashtu iu paraqit të pranishmëve për projektet apo dhe detyrat që janë në realizim e sipër .
Për më tepër Z. Koleci ngriti disa problematika që duhet të gjejnë zgjidhje në 2017-ën, që të punojnë në të gjitha format dhe forcën Sindikale që të mbështesim fuqishëm të gjithë punonjësit.
Në fund u Paraqit objektivi i Federatës i cili vijon si më poshtë:
• Mbrojtja e të gjithë punonjësve në të gjithë sektorët ku ne kemi kontrata kolektive.
• Orientimi dhe drejtimi i Federatës në atë forcë politike ku e cila merr përsipër zgjidhjen e problematikave që ka sindikata duke marrë shembull si sindikatat Europiane dhe Amerikane.
• Bashkëpunimi i Federatës me të gjithë organizmat Ndërkombëtare ku jemi të afiliuar si dhe të rrisim përgjegjësinë tonë për tu afiliuar në organizma të tjerë si në ETUC dhe ILO.
• Shtimi i numrit të anëtarësisë në të gjithë seksionet sindikale duke shtuar shkallën e përgjegjësisë dhe të mbrojtjes për të gjithë anëtarët tonë.