• March

    7

    2016
  • 1240
  • 0
Përmbledhje e fjalimit të Sekretarit te pergjithshem të FSPISH-s Z. Taf Koleci, në Takimin e Lëvizjes Punëtore të Ballkanit “ Dialogu social ndërmjet sindikatave”, që u mbajt në Izmir, Turqi

Përmbledhje e fjalimit të Sekretarit te pergjithshem të FSPISH-s Z. Taf Koleci, në Takimin e Lëvizjes Punëtore të Ballkanit “ Dialogu social ndërmjet sindikatave”, që u mbajt në Izmir, Turqi

Duke ju falenderuar për ftesën për pjesëmarrjen tonë në këtë eveniment të rëndësishëm të lëvizjes punëtore te rajonit te Ballkanit, dua të theksoj së pari rëndësinë që merr ku event për organizimin e tij në një kohë dhe në një situatë mjaft shqetësuese, jo vetëm për botën islame, por për të gjithë popujt e botës, të cilët janë më të ekspozuar me shume se kurrë nga terrorizmi dhe ksenofobia, pa përjashtuar këtu edhe varfërinë, e cila tashmë është kthyer prezent dhe rrezikon gjithë popujt e globit. Kultura e dialogut dhe e mirekuptimit ndërfetar ka qenë dhe mbetet për ne shqiptarët një resurs mjaft i vyer mbi të cilin kanë lindur dhe janë ndërtuar edhe kulturat e emancipimit shoqëror e kulturor ku bën pjese dhe dialogu social si pjesa me e fuqishme e dialogut civil. Sindikata jonë vazhdimisht ka punuar që dialogu social të zhvillohet dhe të levizë gjithmonë nga konflikti në dialog në tavolinat e bisedimeve. Ne gjithmonë kemi ditur që të ruajmë balancat ndërmjet përdorimit të forcës dhe rezistencës demokratike me rrugën e dialogut të bisedimit e të konsultimit në tavolinat e punës. Bashkëpunimi dhe koordinimi i aktitiviteteve me sindikata të tjera brenda dhe jashtë Shqipërisë ka qenë një sukses për punën dhe veprimtarinë e sindikatës së industrisë. Sindikata jonë garanton të gjithë pjesëmarrësit në këtë event, se vazhdimisht do të jetë aktive dhe bashkëpunuese duke garantuar një unitet dhe solidaritet kombëtar rajonal dhe botëror, pasi ne të gjithë së bashku punojmë dhe luftojmë vetëm për një qëllim: “Për realizimin me sukses të një mbrojtjeje sa më efektive kolektive të të gjithë punonjësve të sistemit industrial”.