• December

    22

    2017
  • 659
  • 0
Analiza Vjetore e FSPISH 22 Dhjetor 2017

Analiza Vjetore e FSPISH 22 Dhjetor 2017

Ashtu si cdo vit, ne fund te vitit, FSPISH organizon takimin me Asamblene e Pergjithshme te Federates. Ne kete takim Sekretari i Pergjithshem i FSPISH, Taf Koleci, paraqiti perpara te pranishmeve dhe perpara Presidentit te Konfederates raportin vjetor te Federates. Gjithashtu ai cilesoi arritjet e Federates gjate vitit 2017, por dhe ceshtjet problematike, qe akoma kerkojne pune per tu arritur. Ne kete takim u pergezua arritja e marrjes se shperblimit te fundvitit ne te shumten e kompanive qe FSPISH ka Kontrata Kolektive. Nje ceshtje shume e rendesishme dhe qe kerkon zgjidhje urgjente, eshte ceshtja e punonjesve te Uzines se Perpunimit te Naftes, ne Ballsh, cileson Sekretari i Pergjithshem, Z. Taf Koleci. FSPISH dhe KSSH bashke me sindikaliste te tjere solidarizohen me protesten qe keto punonjes, te udhehequr nga SPNSH dhe FSPISH , kane marre nje dite me pare ne Ballsh, dhe qe do te vazhdojne deri ne zgjidhje te problemit te tyre. Ne fjalen e tij Presidenti i KSSH-s, Z. Kol Nikollaj, pergezoi punen e bere te FSPISH dhe cilesoi se se bashku do te jemi gjithmone ne krye te Punetoreve,duke mbrojtur te drejtat dhe interesat e tyre. Ne fund Sekretari i Pergjithshem i FSPISH uroi pjesemarresit per festat e fundvitit dhe i ftoi ato ne mbremjen e Fundvitit, tashme nje tradite e FSPISH per te festuar me Sindikalistet e saj mbylljen e nje viti qe per ta eshte gjithmone i mbushur plot me pune. 

LEAVE A COMMENT

You comment will be published within 24 hours.

Cancel reply