• September

    30

    2017
  • 680
  • 0

Takim solidarizues i Afiliateve te industriAll Europe ne Greqi

Fjalimi i Sekretarit te Pergjithshem te FSPISH-s Z. Taf Koleci ne takimin solidarizues te te afiliuarve te industriALL Europe ne Greqi me date 29.09.2017.

Sot Shqipëria po perballet me nje sere problematikash dhe pse po ben perpjekje reale per nje shoqeri demokratike dhe ekonomi tregu me politika sociale ekonomike, mbetet akoma shume per te bere. shume nga te drejtat tona, si ato politike dhe ekonomike dhe me thelbesorjaajo e punes, nuk respektohen. Papunesia vazhdon te qendroje ne nivele shume te larta, rritja e pasigurise dhe kercenimet per largim nga puna nuk krijojne mundesite e organizimit te punetoreve. Dhe nga ana tjeter gjendemi perballe nje sistemi gjygjesor te korruptuar, tek i cili nuk mund te kerkohet te vihet drejtesia.

duke pare gjendjen aktuale, sindikatat jane domosdoshmeri dhe jo vetem. Perfshirja jone ne politike berjen dhe monitorimin e procesit punemarres – punedhenes eshte thelbesore ne krijimin e nje klime te favorshme per te dyja palet dhe per nje ekonomi me te shendetshme.

dialogu me keto kompani eshte nje zgjidhje dhe jo nje kompromis me politikat e keqija te tyre te cilat nuk lene te promovohen ligjet e punes nga te cilat kerkohet garantimi i kushteve te denja ne pune per pune-marresit. Ajo cka ne duhet te sigurohemi eshte zbatimi pike per pike e nen per nen i kontratave kolektive te nenshkruara pasi gjendemi perballe nje problemi ku klima e besueshmerise ndaj sindikatave eshte shume e uletdhe me dashje anashkalojme shume nga kerkesat, te cilat jane thelbesore per mbarevajtjen e punes per palet e perfshira ne kete proces. Dialogu dypalesh eshte jo i forte dhe kjo vihet re dhe ne sindikaten qe une perfaqesoj me kompanite qe zoterojne kontrata kolektive kryesisht si pasoje e mosperfshirjes se sindikatave ne nivel kompanie dhe me lart, skepticizmit te punedhenesve ndaj sindikatave ne te gjihta nivelet, si dhe mungeses se pergjithshme te kultures sindikale te drejtueseve dhe punemarresve. Ajo ç’ka une has çdo dite ne takimet me punonjesit dhe kompanite, eshte se sindikatave iu mungon legjitimiteti publik, pasi shume prej tyre e shikojne sindikaten si shtojce te qeverise ne pushtet dhe si pasoje krijohet ideja e gabuar ne publik, se ne nuk jemi ne mbrojtje te interesave te punemarresve, por thjeshte nje kukull qe perpiqet te beje show. ne daljet publike.

Kohet e fundit kam lexuar nje studim te bere para tre vitesh ne lidhje me sindikatat ne Shqiperi. Dhe per pyetjen a jane aktive dhe efektive ne mbrojtjen e te drejtave te punonjesve 86% e te anketuareve nuk kishin informacion ose nuk kishin nje pergjigje. Te dhenat aktuale te anetaresimit raportohet te luhatenmidis 10% dhe 30 % . Per me teper, nuk mbledh rregullisht kuotizacionet dhe ky eshte nje faktor i cili lehtesisht mund te gjeneroje konfuzion mbi pretendimet e cdo organizate ne lidhje me numrin e pergjithshem te anetaresise. Nderkohe, mjedisi socio-ekonomik i karakterizuar nga siguria e dobet ne tregun e punes, niveli i larte i papunesise dhe ekonomia gjeresisht informale ka ndikuar negativisht ne perpjekjet rekrutuese te anetareve te rinj.

sindikatat sot duhet te marrin pergjegjesine per nje reformim rrenjesor dhe fuqizimin e saj. Si do te arrihet kjo e fundit?! Une mendoj angazhime sa me shume te te rinjve dhe te grave per t’a kthyer sindikaten ne te tashmen, e jo si shtojce e askujt. futjen e nje fryme te re ne gjirin tone dhe fitimin e kredibilitetit te cunguar ne publik, per sindikatat do bente qe imazhi i humbur i yni te behet thelbesor per çdo qeveri e çdo kompani.

natyrshem lind pyetja- ” Ku jemi sot me kushtet dhe punen e denje dhe sa arritje ka bere sindikata ne kete drejtim?”

organizata Nderkombetare e Punes ( ILO ), shprehet per punen e denje si mundesia per permbushjen e nje pune produktive qe gjeneron te ardhura monetare ne baze te punes se kryer, sigurine e shendetit ne pune, mbrojtjen sociale per familjen, mundesi te mira per zhvillimin personal e social, lirine e fjales qe individet te shprehin opinionin e tyre pa patur pasoja te tjera nga pas. Perfshirjen e tyre ne organizime sindikale dhe barazi ne vendin e punes per burrat dhe grate. Keto shtylla te Organizates Nderkombetare te Punes jane thelbi per zhvillimin e nje ekonomie tregu te paster. Edhe pas progresit ekonomik te 10 vjeçarit te fundit ka ulur pjeserisht nivelin e varferise dhe ka permiresuar kushtet e punes, papunesia dhe informaliteti vazhdojne te ruhen ne nivele te larta, ku nje te punesuari nuk i paguhen sigurimet shoqerore dhe shume prej tyre punojne ne kushte jo te mira pune. Me page minimale dhe ore te gjata pune per te cilat nuk paguhet.

kerkohet shume pune qe te arrijme standartet e kerkuara nga ILO, por gjithsesi perpjekjet dhe arritjet tona kane qene te dukshme ne lidhje me kerkesat qe iu jane drejtuar te gjitha qeverive.  sot ne kerkojme rritjen e pages minimale me 30% dhe miratimin e Statusit te Minatorit dhe te Metalurgut, kerkesa te cilesuara vitale per zhvillimin e metejshem social-ekonomik te shtetit tone.

Per statusin e Minatorit dhe te Metalurgut eshte hartuar nje projektligj ku jane renditur nje sere kerkesash si mosha e daljes ne pension, vjetersia ne pune, trajtimi mjeksor dhe social etj… per te cilin i drejtohemi qeverise qe ta kaloje sa me shpejt ne Parlament. Ne kete projektstatus eshte futur dhe nje nen per te burgosurit politik, te cilet kane punuar ne miniera. Per sa i perket pages minimale me rritjen e saj me 30%, shikohet si nevoje sociale pasi Shqiperia renditet nga fundi per pagen minimale me te ulet ne rajon.

ne i kerkojme qeverise qe te miratohet nje ligj i vecante per funksionimin e sindikates ne Shqiperi. Ky ligj do te rregullonte marredheniet Qeveri- Punedhenes- Punemarres.

LEAVE A COMMENT

You comment will be published within 24 hours.

Cancel reply