• October

    10

    2019
  • 1172
  • 0
REZOLUTA “BARAZIA GJINORE DHE SHANSE TE BARABARTA PER TE GJITHE”

REZOLUTA “BARAZIA GJINORE DHE SHANSE TE BARABARTA PER TE GJITHE”

Ne Kongresin e 5-te te FSPISH u miratua unanimisht per Rezoluten mbi Barazine Gjinore ne vendet e punes, ku do ti jepet prioritet zbatimit te saj duke synuar dhe ratifikimin e Konventes 190 te ILO, nga shteti shqiptar. Respektimi i te drejtave gjinore, paga te denja per te gjithe punonjesit.

KONGRESI I 5-TË I FSPISH-S, 4 TETOR 2019, TIRANË

REZOLUTË

BARAZIA GJINORE DHE SHANSE TË BARABARTA PËR TË GJITHË

Objektivi më i madh i shekullit të 21, është barazia gjinore ndërmjet grave dhe burrave dhe ndalimi i ngacmimeve seksuale apo sulmeve kundër grave në vendet e punës. FSPISH është gjithmonë mbështetëse e promovimit të barazisë gjinore dhe kundër cdo lloj dhune të përdorur në vendet e punës dhe më tej. Gratë janë forca dhe zëri i sindikalizmit. Ato janë nismëtaret e para të tij. Cdo lloj vlere dhe atributi rrjedh prej tyre. Mbrojtja dhe promovimi i balancës gjinore është një objektiv shumë i rëndësishëm në zhvillimin e një vendi.

Ky objektiv do të jetë një busull, për arritjen e suksesshme të tij. Integrimi i neneve të posacme në kontratat kolektive të punës, për sa i përket barazisë gjinore dhe ndalimit të dhunës në vendet e punës është synimi ynë për t’a arritur këtë objektiv,në  të gjitha kompanitë ku FSPISH ka kontrata kolektive.

Duke ditur se, promovimi i balancës pune-jetë dhe rritjes së pjesëmarrjes së grave në vendim-marrje, Kongresi bën thirrje për:

  1. Zhvillimit të politikave që lejojnë një ndarje të barabartë të kujdesit dhe punës ndërmjet grave dhe burrave.
  2. Bërja e punëve më sfiduese dhe lejimi i mundësive më të mira për karrierë.
  3. Përmirësimi i përfaqësimit të grave në të gjitha pozicionet  dhe profesionet, duke përfshirë dhe ato tekniket.
  4. Stimulimi aktiv i punëdhënësve që të rekrutojnë një numër të barabartë të burrave dhe grave.
  5. Ndërtimi i një mjedisi mbështetës pune.
  6. Sigurimi që të gjithë punonjësit janë të vlerësuar dhe shpërblyer njësoj, në mënyrë që t’i japim fund diskriminimit në pagë për gratë.
  7. Formulimi i ligjeve dhe marrëveshjeve që adresojnë ngacmimet seksuale dhe sulmet në punë.
  8. Zhvillimi i politikave për të rritur pavarësinë ekonomike të grave.

SË BASHKU PËR NJË TË ARDHME TË SIGURTË!

LEAVE A COMMENT

You comment will be published within 24 hours.

Cancel reply