• March

    15

    2018
  • 1137
  • 0
Proteste para ministrise se Energjise per statusin e minatoreve

Proteste para ministrise se Energjise per statusin e minatoreve

Minatoret me status… kjo ishte kryefjala e thirrjeve te minatoreve para Ministrise se Infrastruktures dhe Energjise. Ne nuk largohemi pa na dhene pergjigje cfare do behet me statusin e minatorit. S’ka vonuar shume dhe eshte kerkuar nga ana e qeverise nje takim, ndermjet tyre dhe perfaqesues te FSPISH, Grupit te Interesit dhe perfaqesues te Sindikates se Minieres Bulqize.Nje grup pune eshte caktuar me perfaqesues nga Ministria e Infrastruktures dhe Energjise, nje perfaqesues nga Ministria Financave dhe Ekonomise, me perfaqesues te Federates te Punonjesve te Industrise dhe perfaqesues te grupit te interesit, gjithashtu dhe te juristit te FSPISH, per te biseduar dhe rishikuar dhe vleresuar ( shpresojme dhe urojme te jete e fundit here), projektstatusin e minatorit te Federates Sindikaliste te Punonjesve te Industrise se Shqiperise (FSPISH), Konfederates se Sindikatave te Shqiperise ( KSSH) dhe Grupit te Interesit. Sekretari I Pergjithshem I FSPISH eshte shprehur se nuk do ndalemi pa e arritur miratimin e statusit te minatorit, nje e drejte e vonuar pa arsye nga ana e qeverise.

LEAVE A COMMENT

You comment will be published within 24 hours.

Cancel reply