Ne jemi FSPISH

Lëvizja sindikaliste ecen krah për krah me zhvillimin e një vendi, ajo shërben si kriter për matjen e këtij zhvillimi.
Varfëria, ndryshimet e mëdha shoqërore dhe politike, të gjitha këto të shoqëruara me lëvizjet demografike të popullsisë, janë faktorë që u vijnë në ndihmë punë-dhënësve dhe u shërbejnë atyre për të ushtruar presion mbi punonjësit.Punëdhënësit munden dhe ata korruptojnë shumë njerëz në pozita të rëndësishme në mënyrë që të rrisin përfitimet e tyre.
Ne nuk shfaqemi atëhere kur punonjësi nuk ka zgjidhje, ne jemi aty me ta gjithë kohën, ne jemi punonjësit. Sindikatat tona janë aktive, por ne përballemi me shumë presion nga punë-dhënësit dhe nga njerëz të korruptuar që gjenden kudo.

  • Të garantojë punë të denjë për cdo të punësuar në Republikën e Shqipërisë.
  • Të mbrojë sindikalistet nga veprimet burokratike të punëdhënësve.
  • Të garantojmë mbrojtjen e të drejtave të punonjësve migrantë dhe emigrantë.
  • Të mbeshtesë të drejtat e punëtorëve të rinj.
  • Të garantojë integrimin e plotë të grave në organizatat sindikale.

MISIONI

Të garantojë punë të denjë për cdo të punësuar në Republikën e Shqipërisë.

VIZIONI

Të forcojë solidaritetin ndërkombëtar me sindikatat e vendeve të ndryshme të europës.

OBJEKTIVAT

Të sigurojë solidaritet dhe asistencë për sindikatat e profesioneve dhe për cdo anëtar apo sindikalist pjesë të saj.

PËRSE NA ZGJIDHNI NE

Familje të punësuara.

Vite eksperiencë.

Kontrata të përfunduara kombëtare dhe multinacionale.

MISIONI YNË

Lëvizja sindikaliste ecen krah për krah me zhvillimin e një vendi, ajo shërben si kriter për matjen e këtij zhvillimi.
Ne besojmë se puna është e lidhur me mirëqënien e gjithë kombit.
Në Shqipëri sindikalizmi nuk është me po atë traditë si në vendet e tjera të Evropes Qëndrore apo Perëndimore.

Varfëria, ndryshimet e mëdha shoqërore dhe politike, të gjitha këto të shoqëruara me lëvizjet demografike të popullsisë, janë faktorë që u vijnë në ndihmë punë-dhënësve dhe u shërbejnë atyre për të ushtruar presion mbi punonjësit.Punëdhënësit munden dhe ata korruptojnë shumë njerëz në pozita të rëndësishme në mënyrë që të rrisin përfitimet e tyre.
Ne nuk shfaqemi atëhere kur punonjësi nuk ka zgjidhje, ne jemi aty me ta gjithë kohën, ne jemi punonjësit. Sindikatat tona janë aktive, por ne përballemi me shumë presion nga punë-dhënësit dhe nga njerëz të korruptuar që gjenden kudo.

PYETJE TË SHPESHTA

  • Si mund të anëtarësoheni në FSPISH sipas profesioneve ku ju punoni?

    Për tu anëtarësuar në FSPISH sipas profesioneve ku ju punoni fillimisht ju duhet të kontaktoni të zgjedhurit në krye të seksioneve sindikale në kompaninë ku punoni.

  • Kë mund të kontaktojmë?

    Për t’u bërë pjese e FSPISH ju duhet të kontaktoni sekretaren e përgjithshme të sindikatës ose të dërgoni një e-mail në adresën tonë të email-it tafkoleci@yahoo.com.

  • Çfarë mbështesim?

    Integrimin e plotë të grave në organizatat sindikale dhe promovimin në mënyrë aktive të barazisë gjinore në strukturat e saj vendimmarrëse të të gjitha niveleve.