- June 15, 2022
KSSH si një organizatë e të gjithë punëtorëve për të ndryshuar Shqipërinë gjatë këttyre viteve ka bërë ndryshime rrënjësore në të gjithë punën organizuese dhe drejtuese të saj. Këtë e ka arritur nëpërmjet zhvillimeve institucionale brenda organizatës si dhe në saj të një menaxhimi dhe zhvillimi serioz të gjitha resurseve njerëzore dhe ekonomike që disponon, organizon dhe drejton me sukses drejt një sindikate të shekullit të 21, drejt një sindikate europiane me dimensione sociale.
Reformimi dhe demokratizimi në formë dhe në përmbajtje i Statuteve, Rregulloreve dhe marrëveshjeve tona mes kolegësh apo epror-vartës që ndërmori Kongresi i IV KSSH-së tashmë e kanë siguruar pranueshëm dhe mjaftueshëm një demokraci reale të brendshme si dhe një demokraci përfaqësuese.