• October

    6

    2018
  • 1193
  • 0
7 Tetori ” Dita Nderkombetare e Punes se Denje”

7 Tetori ” Dita Nderkombetare e Punes se Denje”

Fspish
6 Tetor · 

Ne mbare boten 7 Tetori, njihet si “Dita Nderkombetare e Punes se Denje”, si dita simbol e luftes per sigurine e vendeve te punes, per te ardhura me te mira e me te sigurta, sigurime shendetesore dhe shoqerore, mundesine e organizimit Sindikal, me te vetmin qellim, mbrojtjen e interesave te punetoreve dhe pjesmarrjen e mirefillte ne dialogun social.
Nje jete e denje, eshte e mundur vetem nepermjet Punes se Denje. Punetoret, ne te gjithe boten, munden, qe nepermjet punes se sigurte, te planifikojne te ardhmen dhe familjen e tyre.
Punonjesit sot po perballen me sfida te medha. Shumica e puneve sot, kane kushte dhe cilesi jo te mira, te keqpaguara, mungese e sigurise ne pune, dhe me nje mbrojtje pak apo aspak pune.
FSPISH I ben thirrje Qeverise, qe te coje ne vend djersen dhe dinjitetin e mijrave punonjesve te profesioneve te ndryshme, duke miratuar Statuset e profesioneve te veshtira, duke theksuar qe kjo neglizhence e Qeverise, eshte fatale per shume e shume ish minatore, naftetare, etj…, te cilet jane ato qe e kane ndertuar Shqiperine, pergjate viteve.
Sot jemi te bashkuar dhe me te vendosur se kurre per te luftuar per paga dinjitoze, kushte pune te sigurta, sigurime shendetesore dhe shoqerore per te gjithe punetoret, punesim te sigurte, dhe dhenies fund te punes se rrezikshme.
Keto jane kerkesat tona te drejta, per sigurimin e nje jete te denje.
” DINJITETI NE PUNE, DUHET TE JETE DETYRE E JONA KOMBETARE, AJO DUHET TE JETE PJESE E NATYRES TONE”

LEAVE A COMMENT

You comment will be published within 24 hours.

Cancel reply