• January

    1

    2019
  • 1572
  • 0

ANALIZA VJETORE E FSPISH-s

 

Fjala e kreut Sindikates Industrise Taf Koleci ne mbledhjen e Asamblese se Federates Sindikale teIndustrise ( anetare e KSSH-se)
8 minatore humben jete ne galeri ne 2018, Zoti Ahmetaj mos zvarrit miratimin e statusit minatorit ose protesta deri ne shkarkimin tend
Vetëm dy ditë më parë humbi jetën minatori Vasfi Demo nga Pogradeci, duke e cuar në tetë të vdekur numrin e minatorëve që kanë humbur jetë përgjatë 2018 ne galerite e vdekjes.
Kjo shifër është tragjike kur e mendon se sa popullsi ka mbetur në këtë vend, por mbi të gjitha është tragjike kur e shikon se si qeveria zvarrit miratimin e statusit të minatorit dhe ka shfuqizuar statusin e naftëtarit.
Nuk dua të ndalem tek numri të plagosurve se janë me dhjetra incidente kur minatorët plagosen në punë dhe rastet nuk rregjistrohen.
Hajduti me kollare Arben Ahmetaj prej kohësh duke përdorur disa pseudosindikalistë po përcan sindikatat e për pasojë po mban peng miratimin e Statusit të Miniatorit. Nga ana tjetër Ministri I Infrastruktures Damian Gjiknuri, shpehet për një draft të dakortësuar, po si mund të ketë draft të dakortësuar më pseudosindikalistë që tallen me gjakun dhe djersën e minatiorëve.
Paradaoks I madh kur e mendon se kjo kategori dergjet nën tokë për siguaruar mbijetesën e familjeve të tyre dhe ekonomisë shqiptare dhe për fatin e tyre duhet të vendosin disa hajdutë me kollare në zyrat me ajër të kondicionuar.
Sindikata e Industrisë pjesë e Konfederatës së Sindikatave I bën thirrje Ministrit Financave Arben Ahmetaj, Ministrit Industrisë Damian Gjiknuri të mos e zvarrisin statusin e minatorit pasi në janar do përballen më protesta masive që do përshkallëzohen deri në greve urie.
Muajt e fundit Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe personeli përkatës i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë kane përgatitur një projekligj të ri që parashikon të ndryshojë rregullat për shtesat në pensionet e minatorëve, naftëtarëve dhe punonjësve të sektorit të metalurgjisë.
Konfederata e Sindikatave e njohur me këtë projektligj shpreh shqetësimin se përfitimet që parashikohen për minatorët naftëtaret dhe punonjësit e sektorit të metalurgjisë janë minimale në raport me atë cfarë duhet të jenë.
Ka ardhur koha ti jepet fund talljes me djersën e minatorëvë naftëtarëve e metalurgëve.
Këta të fundit po punojnë në kushtet minimale të sigurisë teknike, nuk u paguhen sigurimet, Inspektoriati Shtetëror dhe Inspektoriati Shëndetësor janë inegzistene në zonat ku operohet në sektorin minerar.

Vakumi ligjor parashikon që inspektorët ti kontrollojnë minierat vetëm në sipërfaqe, por jo në brëndësi të tyre.\
Ky ngërc ligjor është pasojë e tragjedive të paralajmëruara në minierat shqiptare, shumë prej të cilave janë peng I politikanëve të lidhur me krimin.

Tabela Minatoret e vdekur 2018

Qazim Likmetaj Klos 6 mars 2018

Enver Koci 66 vjec Bulqize 20 mars 2018

P.M, 57 vjeç. Klos 13 prill 2018
Angjelosh Shahini 52 vjeç Bulqizë 14 prill

Medi Hidri 62 vjeç 11 maj 2018
Shpresa Rami, 50 vjeçe Bulqize 16 maj 2018
Artur Mjeshtri 15 korrik 2018

Vasfi Demo Pogradec 19 dhjetor 2018

LEAVE A COMMENT

You comment will be published within 24 hours.

Cancel reply