• August

    9

    2018
  • 176
  • 0
8 Gusht 2018, 80 – vjetori i greves se Rubikut

8 Gusht 2018, 80 – vjetori i greves se Rubikut

Me date 8 Gusht 2018, u perkujtua 80-vjetori i greves Legjendare te Rubikut. Ne kete eveniment kaq te rendesishem per levizjen sindikaliste ne Shqiperi, mori pjese Sekretari i Pergjithshem i FSPISH-s, Taf Koleci. Gjithashtu ne kete eveniment mori pjese dhe zv/Ministri i Infrastruktures dhe Energjise, Z. Enis Aliko dhe sigurisht drejtues te Bashkise se Qarkut Mirdite. Tashme, kjo date eshte bere nje date shume domethenese per te gjithe sindikalistet Shqipetare. Pas ceremonise perkujtuese, u zhvillua dhe nje koncert per te pranishmit qe moren pjese.

Me poshte do te gjeni te plote fjalimin e mbajtur nga Sekretari i Pergjithshem i FSPISH-s ne ceremonine perkujtuese.

8 Gusht 2018   Taf Koleci – Rubik

Fjalim per 80-vjetorin e greves se Rubikut

 

Te nderuar shoke, vellezer, miq e te pranishem,

Sot jemi mbledhur ketu, per te kujtuar Greven e Minatoreve te Rubikut te 80 viteve me pare, nje greve e cila na sjell nder mend ate “berthame punetorie” te galerive te Rubikut, qe pa frike e konsiderojme sot si “ fidanishtja e pare” e klases punetore ne Shqiperi.

Sjellim nder mend vitet 38’, atehere kur qeveria e Zogut ia dha minieren per shfrytezim nje shoqerie Italiane, ku vlen per te theksuar qe te gjitha proceset e punes ne miniere, beheshin me ane te krahut, pra ashtu sic dihet nuk kishte mekanizma. Ne ate kohe, shfrytezimi I minieres behej me shume veshtiresi. Pikerisht, per arsye te ketyre kushteve mizerabile, pagave shume te uleta, ku merrnin vec 5 leke ne dite, dhe shume pakenaqesive te tjera te lidhura me trajtimin dhe sigurimin e tyre, bene qe minatoret te ndergjegjesoheshin dhe te luftonin me cdo mjet per te fituar te drejtat e tyre per sigurimin e bukes se gojes dhe jeteses per familjet e tyre.

Pra ishte pikerisht ky momenti ku minatoret filluan te organizoheshin, duke ngritur keshillat punetore, ne fshehtesi, pasi nuk lejoheshin grumbullime te tilla. Duke pare kushtet, revolta e tyre u rrit aq shume, sa vendosen te benin greve. Nga ana e drejtueseve u moren masa ekstreme, duke I gjobitur e deri duke I larguar nga puna, duke rritur keshtu me shume pakenaqesite e tyre.

Me 8 Gusht te 80 viteve me pare, minatoret bllokuan zyrat e drejtorise se nderrmarrjes, ku I detyruan sipermarresit t’I merrnin ne konsiderate kerkesat e ngritura prej tyre. Minatoret kishin theksuar njezeri se, nese pergjigja e ardhur nga lart nuk do t’I zgjidhte problemet, puna nuk do te fillonte ne miniere.

Edhe pse xhandarmeria nderhyri per te ndaluar greven, nuk mundi, sepse ato burra kishin lidhur besen deri ne fund. Greva jo vetem qe nuk u ndalua, por vazhdoi deri ne fund, ku duke pare qendresen  dhe kembenguljen e tyre, pronareve s’u mbeti gje tjeter vecse te fillonin t’I merrnin serjozisht kerkesat dhe problemet e ngritura nga minatoret.

Sot, dua te theksoj qe, edhe pse kane kaluar shume vite, ne vazhdojme te kemi akoma te njejtat probleme.Vazhdojme akoma luftojme per kushte te sigurta dhe sa me te mira pune ne minierat tona, vazhdojme akoma luftojme per paga sa me te denja per perballimin e jeteses, dhe ajo qe eshte per te ardhur keq, eshte se vazhdojme dhe kemi akoma “ shfrytezues” dhe jo drejtues ne krye.

Edhe nje here dua te theksoj se, duhet t’I kujtojme  me krenari ato burra te beses qe bene te ndryshohet koncepti I “punetorise” dhe te vazhdojme te kerkojme e te luftojme me dinjitet per te drejtat e klases tone punetore, sepse eshte pikerisht kjo klase, e cila nderton te ardhmen e cdo kombi.

Levizja sindikaliste ne Shqiperi, ne sektorin minerar, njeh fitore te medha. Ketu dua te sjell ne kujtese dhe greven legjendare te Bulqizes ne vitin 2011, e cila fale atyre burrave, pasardhes te trimave legjendare te Rubikut, u finalizua me sukses, ku u arriten kushte me te mira pune dhe paga me te larta.

Por ne si Konfederate dhe Federate Sindikaliste, nuk stepemi ketu. Ne vazhdojme dhe do te vazhdojme gjithmone te jemi ne mbrojtje te te drejtave te anetareve tane, e jo vetem.

Ashtu sic mund t’a dini, ne jemi tashme shume afer miratimit te “ Statusit te minatorit”, qe ashtu si dhe “ Statusi I Naftetarit” te kaloje per miratim dhe te vihet ne zbatim sa me shpejt te jete e mundur. Ne kemi organizuar protesta ne te gjithe Shqiperine, dhe do te vazhdojme te protestojme deri ne miratimin dhe zbatimin e Statusit.

FSPISH do te jete gjithmone pararoje e klases punetore, per te luftuar bashke me ta, ne mbrojtje te te drejtave dhe lirive te tyre.

Pra duke ju falenderuar per vemendjen, s’me mbetet gje tjeter vec t’ju pergezoj edhe nje here per kete iniciative shume domethenese ne kujtim te themelueseve te pare te Levizjes Sindikaliste Shqiptare.

 

Ju faleminderit!

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

 

LEAVE A COMMENT

You comment will be published within 24 hours.

Cancel reply