• June

    13

    2018
  • 95
  • 0
mbledhja e komitetit ekzekutiv 12-13 qershor 2018 Sofie, bullgari

mbledhja e komitetit ekzekutiv 12-13 qershor 2018 Sofie, bullgari

Me date 12 dhe 13 Qershor u mbajt ne Sofie te Bullgarise mbledhja e Komitetit Ekzekutiv te Sindikates Europiane industriALL, ne te cilen FSPISH eshte e afiliuar prej shume vitesh. Ne takimin e rradhes te Komitetit Ekzekutiv u diskutuan hapa te metejshem dhe fushatat qe po nderrmerren per ceshtje te rendesishme te botes se punes dhe tema e cdo diskutimi ” te drejtat e punonjesve”. Ceshtje shume te rendesishme sic eshte pabarazia ne vendin e punes, hendeku ne page, tranzicion i drejte dhe i duhur per punetoret e BE-se dhe te vendeve kandidate, sic eshte dhe Shqiperia, si shkak i dixhitalizim dhe teknologjise. Ne takim u diskutuan aksione konkrete dhe zgjidhje opurtune per punonjesit qe jane te ndikuar. Gjithashtu, ne takim u diskutua rreth Kontraktimit Kolektiv, si nje zgjidhje e vetme per te mbrojtur punonjesit ne cdo kompani. Per kete arsye, eshte hartuar dhe nje Konference e Kontratave Kolektive gjate vitit 2018. FSPISH u paraqiti pjesemarresve problematikat aktuale qe po perballet aktualisht, sic eshte Statusi  minatorit, problemet ne sektorin e naftes ( ku  gjygji vazhdon akoma) si dhe per probleme te tjera sic eshte siguria dhe shendeti ne pune ne sektorin nxjerres. Takimi u mbyll me prezantimin e fushates se re te nderrmarre nga  Sindikatat Europiane dhe Boterore me  teme ” konvergjenca e pages”.    

LEAVE A COMMENT

You comment will be published within 24 hours.

Cancel reply